• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Thaçi mund ta lërë Presidencën për ta “shpëtuar” PDK’në

09/08/2019 - 21:14:17
Thaçi mund ta lërë Presidencën për ta “shpëtuar” PDK’në

Veprimi i befasishëm i Ramush Haradinajt për t’u larguar nga posti i Kryeministrit e ka zënë keq Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, nga viti 2016, udhëhiqet nga Kadri Veseli. PDK, e cila për vite me radhë udhëhoqi me pushtetin, ka vetëm 23 deputetë. Sipas sondazheve të fundit po lufton për vend të tretë. Shefi aktual i PDK’së, Kadri Veseli, i cili u rizgjodh javë më parë në krye të partisë, nuk e ka gjetur formulën për ta mbajtur lart subjektin që e drejton. Duke parë që, dikur forca e parë politike, po shkon teposhtë, Gazeta Express merr vesh se Hashim Thaçi po e shqyrton mundësinë që të kthehet edhe një herë në PDK

Tash e sa kohë Hashim Thaçi është ulur në karrigen e presidentit të shtetit. Por, që prej se ia la në duar partinë Kadri Veselit, PDK nuk i ka punët aq mirë sa i pati për më shumë se një dekadë kur i printe Thaçi.

Lexo më shumë

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
27

Pavarësisht se ndër vite nga PDK u larguan disa prej njerëzve më të votuar si Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, kjo nuk i bënte shumë problem ish-kreut të kësaj partie Hashim Thaçit, pasi që merrte qeverisjen duke krijuar koalicione me parti të ndryshme.

Mirëpo, që nga 2014-ta, kur ai qëndroi dy vite në pozitë të Ministrit të Punëve të Jashtme, për t’u bërë pastaj president, më 2016, partia që ai krijoi nuk po vazhdon të qëndrojë e njëjta.

Edhe pse në pushtet, në zgjedhjet e fundit, PDK mezi që arriti të krijojë një koalicion duke u bashkuar me AAK-në, Nismën, AKR-në, e shumë parti të vogla, që iu kushtuan me shumë ministri e një numër rekord të zëvendësministrave.

Tash partia e udhëhequr nga Kadri Veseli po insiston se në zgjedhje, edhe nëse nuk dalin vetëm, janë ata që do të mbajnë pozitën e kryeministrit.

Mirëpo, sondazhet nuk po i favorizojnë këta, aq shumë sa po pretendojnë, në fushatën që veçse kanë nisur.

Së fundmi, Instituti i njohur slloven IFIMES që analizon gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan ka shkruar një shkrim për situatën në Kosovë pas zhvillimeve të fundit që ka të bëjë me dorëheqjen e Ramush Haradinajt dhe zgjedhjet e parakohshme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për vend të parë u shkrua se janë duke garuar VV dhe LDK, derisa AAK dhe PDK po luftojnë për të mbajtur vendin e tretë.

Kadri Veseli pavarësisht se u zgjodh në krye të PDK-së, kjo pa pasur asnjë kundërkandidat nuk po vlerësohet mjaftueshëm për lidership.

Si duket kjo po ia prish atij punët me strukturat e PDK-së, duke ditur se në zgjedhjet e fundit ato e falën pozitën e kryeministrit, vetëm për të mos mbetur në opozitë.

Së fundmi raportohet se kjo teposhtë nëpër të cilën po kalon Partia Demokratike e Kosovës po e alarmon Hashim Thaçin, që ende e mbikëqyr nga brenda me njerëzit e tij PDK-në.

I njëjti po e parashtron mundësinë që të kthehet në krye të partisë, pas dy viteve kur edhe i përfundon mandati.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
Lajme

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë
Lajme

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
27
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë

May 29, 2025
54
Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti
Lajme

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

May 29, 2025
16
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit
Lajme

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

May 29, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 23-të për konstituimin e Kuvendit

May 29, 2025
6
Next Post
Era apo Tayna, kush e ka b’then më seksi?

Era apo Tayna, kush e ka b'then më seksi?

Më të fundit

  • Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
  • Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?
  • 11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi