Sot janë bërë 21 vjet nga vrasja mizore e tetë martirëve nga fshati Kashicë në Komunë e Istogut.
Imer Nurçaj, Arif Nurçaj, Maxhun Nurçaj, Nexhmedin Nurçaj, Gjavit Nueçaj, Halil Nurçaj, Muharrem Turkaj, dhe Xhevat Shabanj, u vranë barabrisht nga paramilitaret serb në fshatin Carrabreg, të Deçanit, në sy të familjarve të tyre, duke i egzekutuar më nga një plumb në kokë dhe trupat e tyre u lanë për disa ditë në vendin ku u vranë. Shkruan Telegramisot
Sot në pervetorin e tyre të vrasjes familjarët dhe bashkëfshataret i kanë përkujtuar duke u vendosur lulel pranë lapidarit të tyre në Kashicë.