Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nuk i ka komentuar deklaratat e ditëve të fundit rreth shkarkimit të tij nga kjo pozitë.
Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës, është duke punuar me tërë kapacitetet ekzistuese dhe se vlerësimi i punës së tij i përket hierarkisë dhe është i rregulluar me ligj.
Drejtori Qalaj ka treguar se nga koronavirusi janë prekur 11 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, katër prej të cilëve janë shëruar kurse 7 të tjerë janë në proces të shërimit.
“Ne kemi qenë të angazhuar me kapacitet të plotë duke përjashtuar një numër të kolegëve të cilët lëngojnë nga sëmundjet serioze dhe po ashtu të cilët i kemi liruar nga detyra dhe një numër të kolegëve që kanë pasur sëmundje të lehta. po ashtu kemi liruar nga detyra pjesëtarët tanë të stafit civil. gjatë këtyre kontakteve fatmirësisht kemi pasur një numër mjaft të vogël të kolegëve të infektuar numri i përgjithshëm ka qenë 11, katër janë shëruar dhe shtatë janë në proces të shërimit.
Ndërsa kemi pasur një numër të madh të kolegëve tanë të cilët janë detyruar të vetizolohen, që kanë qenë në trajnime jashtë shtetit. Shumica prej tyre për skkak të kontakteve janë detyruar ta mbrojnë veten, kolegun e familjen të hyjnë në vetizolim”, shtoi ai në një intervistë për Ekonomia Online.