Ministrit të Financave, Besnik Bsilimi nuk i ka pëlqyer një aksion në kryeqytet i Partisë Social Demokrate të Kosovës.
Në këtë aksion përfaqësues të PSD-së ironizuan me deklaratat e fundit të ministri Bislimi mbi uljen e papunësisë duke improvizuar një çmim Nobel për të, atë për Ekonomi e Propagandë.
E Bislimi këtë aksion të ish bashkëpartiakëve e ka quajtur aksion i një mikro partie
Ai ka ironizuar duke thënë se madje nuk duhet zhvlerësuar aksionin ngase për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia.
“I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë”, ka shkruar Bislimi.