Superhëna, me gjithë madhështinë dhe shkëlqimin e saj, u filmua mbi qytetin e Prizrenit në Kosovë.
Superhëna e parë e këtij viti u shfaq më 9 shkurt, ndërsa pasuan edhe dy më 9 mars dhe 8 prill.
Në mbrëmjen e ditës që lidh 6 maj me 7 maj, u shfaq superhëna e fundit e këtij viti.
Ky fenomen qiellor ku orbita e hënës ndodhet shumë afër Tokës, vlerësohet se është parë më qartë pasi për shkak të masave të ndëmarra kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është zvogëluar ndotja e ajrit.