Rusia është tronditur nga vetëvrasja e miliarderit rus Dimitrij Bosov, 52 vjeç.
Mediat ruse raportuan se miliarderi kreu vetëvrasje natën e 6 majit.
Mediat raportuan se ai kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Bosov u rendit në vendin e 86-të në listën e Forbes të Rusëve më të pasur me një pasuri prej mbi 1.1 miliardë dollarë.
Ai ishte një bashkëpronar i ndërmarrjeve Vostokugol dhe Sibanthracite, të cilat merreshin me qymyr. Ai ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë.
Arsyet e aktit vetëflijues ende nuk janë bërë të qarta.