Gjysmë milionë njerëzve në Kazakistan do t’iu fshihen borxhet nga qeveria si një masë e vendit për të ndihmuar të varfërin.
Zyrtarët do të shpenzojnë 220 milionë funta apo 105 miliardë tenge kazakistaneze(siç quhet valuta e vendit).
Kjo masë vjen pasi që Presidenti i vendit Kasym-Jomart Tokayev nënshkroi një dekret presidencial me datën 26 qershor që do reduktonte barën e borxhit mbi popullin e Republikës së Kazakistanit. Për të qenë përfitues të kësaj mase, qytetarët nuk duhet të kenë më shumë se 6.346 funta borxh.
Programi i kësaj qeverie ka për qëllim që të ndihmojë jetimët, familjet e mëdha dhe njerëzit me të meta. Presidenti ka paralajmëruar se kjo është hera e vetme që do të ndodhë një gjë e tillë. Fondet e përdorura do të jenë nga buxheti i shtetit.
Kazakistani është një ndër vendet më të përparuara në Azi dhe rangohet në vendin e 57’të në botë në listën e 144 shteteve për konkurencë ekonomike botërore. Këtu ajo rangohet para Afrikës së Jugut, Brazilit dhe Turqisë. Telegramisot.com