Kërkesa për një leje aterimi në Aeroportin e Prishtinës për aeroplanin e deputetit të Kosovës, Behgjet Pacolli, nxiti reagime nga zyrtarë të lartë shtetërore të cilët, ndonëse ia dhanë lejen, ia dërguan edhe disa selame.
Pacollit i ishte thënë se do të futej në konvikte për t’u karantinuar, sic thoshin zyrtarët e Qeverisë, “si të gjithë qytetarët e Kosovës”, mirëpo ai ndryshoi destinacionin dhe u ul në Tiranë. Një ditë pas, ai erdhi në Prishtinë dhe nuk ndodhi ashtu, pasi shkoi në vilën e tij në Hajvali.
Mirëpo sot, Pacolli do të kthehet në Zvicër sërish. Ai ka bërë një kërkesë për të flutuar në orën 14:00. Fluturimin e Pacollit e ka konfirmuar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se deputeti udhëton pas kërkesës nga familja.
“Z. Behgjet Pacolli është një qytetar i lirë dhe përgjegjëshëm i Republikës së Kosovës i cili si gjithmonë ka lëvizur në mes të Kosovës dhe Zvicrës në respektim të plotë të rregullave dhe procedurave të parapara për udhëtime jashtë Republikës së Kosovës. Z. Pacolli do të udhëtojë sot privatisht për në Zvicër me kërkesën e fëmijëve të tij që të bashkohet me familjen në Zvicër në këto kohë”, ka thënë Zyberaj.
Zyberaj shton se Pacolli e ka pasur në plan të mos udhëtojë më dhe të sjell familjen në Kosovë, mirëpo për shkak të procedurave, ka vendosur të shkojë vet.
“zoti Pacolli ka dashur ta sjelle familjen ne Kosove por per shkak te procedurave te ketushme, me e lehte ka qene shkuarja e tij atje ngase shteti zvicerrian ka ndermarre masa te tjera”, ka shtuar Zyberaj për Reporterin.
Ndryshe, deputeti Pacolli ishte nisur për të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ajo nuk u thir pas vendosjes së masës së përkoshme nga Qeveria