Tri komunat e para të cilat u shpallën zonë në karantinë, tashmë do të lirohen nga kjo masë. Klina, Vitia e Malisheva nga sot nuk do të jenë më të izoluara
Vitia e Klina u shpallën zonë në karantinë nga Ministria e Shëndetësisë më 13 mars, në ditën kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19.
Një ditë pas tyre, masë e njëjtë u mor edhe për Malishevën, pasi edhe aty u konfirmuan persona të prekur nga koronavirusi.
Tashmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që t’i lirojë nga izolimi këto tri komuna.
Burime te Express kane treguar se shumica e anëtarëve të Qverisë kanë miratuar vendimin për heqjen e karantinës në këto tri qytete.
Një shtetase italiane që kishte punuar në Klinë dhe një 77-nga Vitia ishin rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë.
Numri i rasteve me koronavirus në Klinë nuk shënoi rritje të madhe, pasi aty deri më tani janë konfirmuar vetëm 5 persona.
Ndërkaq në Viti, numri i të konfirmuarve me COVID-19 deri më tani ka shkuar në 53.
Malisheva deri në dy javët e fundit ka qenë vendi më i prekur me COVID-19, tashmë ka 76 persona të konfirmuar me COVID-19 atje.
Mirëpo, numri i personave që po shërohen në Malishevë tani është më i madh se i atyre që janë ende duke u ëprballur me virusin.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë të shtunën mbrëma ka marrë vendim që edhe Prishtina të lirohet nga karantina.