• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

‘Kurti u fut në konflikt edhe me Gjykatën Kushtetuese, i ka kërcënuar drejtuesit e saj’

02/05/2020 - 11:17:32
‘Kurti u fut në konflikt edhe me Gjykatën Kushtetuese, i ka kërcënuar drejtuesit e saj’

Analisti politik Adri Nurellari, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hyrë në konflikt edhe me Gjykatën Kushtetuese.

Nurellari në një postim në Facebook ka thënë se Kurti ka kërcënuar drejtpërdrejtë institucionin e pavarur përmes letrës së drejtuar, ashtu siç edhe konfirmoi dje Gjykata Kushtetuese.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Ai ka thënë se vendimet kësaj qeverie e kanë nënvlerësuar Kuvendin e Kosovës dhe e kanë shkelur demokracinë duke dëmtuar rëndë Kushtetutën.

Postimi i plotë nga Nurellari:

“Qeveria Kurti, pasi u fut në konflikt me opozitën, aleatët strategjikë amerikanë, presidencën, administratën publike, shërbimin diplomatik, aleatët e koalicionit qeveritar si dhe pasi nëpërkëmbi e anashkaloi Kuvendin e Kosovës, u fut në konflikt edhe me Gjykatën Kushtetuese.

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë së shkarkuar kanë ashkaluar e zhvlerësuar Kuvendin e Kosovës dhe shkelur Kushtetutën duke goditur njëherazi edhe demokracinë edhe sundimin e ligjit në këtë vend. Mirëpo jo vetëm që nuk manifeston pendesë e zmbrapsje për këtë cënim të rendit demokratik e kushtetues në vend, kryeministri Kurti merr guximin edhe ta kërcënojë drejtpërdrejtë institucionin e pavarur të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një akt i ulët që shkon ndesh me parimin bazik të ndarjes së pushteteve, ku mbështetet sistemin ynë politik.

Mosrespektimi i vendimit të datës 31 mars të Gjykatës Kushtetuese dhe letra e presionit e dërguar nga kryeministri i shkarkuar, duhet parë si një vazhdimësi e sulmeve të tjera të mëparshme të ndërmarra nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Gjykatës Kushtetuese, edhe kur pjesëtarët e saj kanë qenë të ndryshëm nga të sotshmit. Janë së paku katër aksione të ulta poshtërimi që më vijnë në mend që Vetëvendosja ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese të cilat dëshmojnë se kjo parti nuk përshtatet dot me sistemin tonë demokratik të bazuar në sundimin e ligjit.

Së pari duhet kujtuar veprimi më i ulët në formën e kortezhit të funeralit me arkivol të organizuar para Gjykatës Kushtetuese me mesazhin këtu varroset demokracia. Mandej së dyti po aq veprim nëpërkëmbës ka qenë edhe hedhja e ujërave të zeza në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese, si manifestim i mungesës së respektit për pavarësinë e këtij institucioni. Së treti në tetor të vitit 2014 në sheshin Skënderbeu, e paraqitën kryetarin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, si kal që tërhiqte një karrocë. Mandej një tjetër aksion i katërt që vlen të kujtohet është rrethimi i selisë së Gjykatës Kushtetuese me shirita të verdhë të shndritshëm me slloganin “Vendi i krimit, këtu falsifikohen dokumente”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ky veprim është thjesht një “deja vu” i sulmeve e poshtërimeve të mëparshme që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, organit të pavarur që është interpretuesi përfundimtar suprem i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me pak fjalë vendosja e kravatave dhe zbutja e gjuhës ishte thjesht një maskë populiste elektorale e kësaj force politike sepse sikurse thotë populli: “Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron”.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
10
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
26
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
33
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
104
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
77
Next Post
Ky është i riu 23-vjeçar që u ther dje për vdekje në Prizren

Ky është i riu 23-vjeçar që u ther dje për vdekje në Prizren

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi