• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kushtetuesja i përgjigjet ashpër kërcënimit të Kurtit

01/05/2020 - 20:58:28
Kushtetuesja i përgjigjet ashpër kërcënimit të Kurtit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka konsideruar si të papranueshme letrën që kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i kishte dërguar më 23 prill, e në të cilën kontestonte profesionalizmin dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ia ka bërë të qartë Kurtit se nuk duhet të ndërhyjë në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet t’i respektojë vendimet.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 23 prill i kishte dërguar letër një letër të pa zakontë kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, në të cilën kontestonte punën e Gjykatës dhe akuzonte Kushtetuesën për joprofesionalizëm dhe anshmëri.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
125

Kurti në letrën e tij pretendonte se Kushtetuesja nuk ka respektuar afatet ligjore dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese për rastin KO61/20 (Ankesa e deputetëve të PDK’së ndaj vendimeve të ministrit Vitia për kufizimin e masave).

Përveç kësaj në letrën e tij, Kurti kishte konstatuar se Gjykata Kushtetuese me vendime të kundërligjshme ka vendosur në presion Qeverinë e Kosovës gjë që sipas tij është e papranueshme.

“Për ne, refuzimi për të zbatuar rregullat e vendosura nga vet Gjykata Kushtetuese në rrethanat e rastit konkret, është shqetësim serioz në lidhje me profesionalizmin dhe paanshmërinë e Gjykatës”, thuhej në letrën e Kurti drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Madje në fund të letrës së tij kishte vendosur një “kërcënim” për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se qeveria e tij do të shqyrtojë shkeljet e deritanishme dhe se varësisht nga kualifikimi juridik i tyre do të marrë veprimet e nevojshme bazuar në ligjet në fuqi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndaj një letre të tillë të Kurtit sot ka reaguar Gjykata Kushtetuese në vendimin që ka marrë rreth ankesës së PDK’së rreth masave të reja të kufizimit të lëvizjes të marra nga ministri i Shëdetësisë, Arben Vitia.

Gjykata Kushtetuese në pikën 15, 16 dhe 17të aktgjykimit të publikuar sot thotë se një qasje e tillë e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është e papranueshme dhe është në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Megjithatë, Gjykata thekson fuqishëm se qasja e Qeverisë ndaj Gjykatës që reflekton kjo parashtresë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës”, konstaton Kushtetuesja.

Gjiashtu i është bërë thirrje Kurtit që të mos ndërhyjë në pavarësinë e Gjykatës duke i rikujtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje se pushtetet janë të ndara dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha degët e pushtetit në Kosovë.

“Gjykata rithekson se ajo është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës. Gjykata gjithashtu rikujton se Kushtetuta i atribuon asaj pavarësi të plotë në kryerjen e përgjegjësive të saj.

Për më tepër, është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në këtë pavarësi. Gjykata gjithashtu i rikujton Qeverisë se Kushtetuta nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor.

Respektimi i vlerave themelore kushtetuese, lidhur me ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor, pavarësinë dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit, është detyrim kushtetues i të gjitha degëve të pushtetit të Republikës së Kosovës”, theksohet në pikën 17 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 61/20./GazetaExpress/
Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rastin KO61/20

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
125
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Thaçi: Javën e ardhshme marrim veprime për formimin e Qeverisë së re

Thaçi: Shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë, shqetësim i jashtëzakonshëm

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi