Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është ngjitur në 3.174, pasi vendi regjistroi 93 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.
Sipas tabelës ditore me të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë në vend, të cilën ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e shpërndau në Twitter, Turqia ka regjistruar 2.615 raste të reja, duke e çuar shfirën e përgjithshme të të diagnostikuarve në mbi 120.000.
Nga ana tjetër, gjithsej 4.846 njerëz janë shëruar plotësisht nga sëmundja, me çka numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 48.886.
Po ashtu, autoritetet turke kanë vazhduar të kryejnë më shumë teste në baza ditore. Në 24 orët e fundit, në vend janë realizuar mbi 42 mijë teste shtesë dhe numri i përgjithshëm i testeve tejkaloi shifrën 1 milion.
Rritja e rasteve me koronavirus qëndroi në një normë të parashikueshme dhe numri i pacientëve me nevojë për kujdes intensiv u zvogëlua, tha ministri Koca, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj masave të miratuara nga autoritetet.