• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

LDK: Secila parti e koalicionit do ta ketë nga një zëvendëskryeministër

29/04/2020 - 10:06:28
LDK: Secila parti e koalicionit do ta ketë nga një zëvendëskryeministër

Sot gjatë ditës është paralajmëruar se do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe.

Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se me dakordimin e ri, marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti, ani pse nuk është bërë publike se cili do të jetë numri dy në ekzekutivin e ri.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Sa qeveria ishte formuar vetëm nga dy parti, postet më të larta në ekzekutiv i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, e pas tij të njëjtën pozitë e kishte edhe Haki Abazi.

Mirëpo, me marrëveshjen e re që rrodhi pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit është bërë e ditur se do të ulen nga një përfaqësues i secilës parti.

Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur se e kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.

Nga LDK’ja është bërë e ditur, ani pse një gjë e tillë mbetet të finalizohet sot gjatë ditës, se në pozitën e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.

Ky dikaster me marrëveshjen e re, pritet që t’i shkojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe AAK’ja, si partia e dytë më e madhe në këtë koalicion, pritet që të përfaqësohet në qeveri edhe nga një zëvendëskryeministër.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Këshilli Drejtues i kësaj partie, ka propozuar Besnik Tahirin në pozitën e zëvendëskryeministrit, derisa, ata marrin edhe udhëheqjen e katër ministrive.

Nisma Socialdemokrate, në krye me Fatmir Limajn është bërë e ditur se do të marrë dy ministri, derisa, kjo parti për zëvendëskryeministër do të ketë vetë Limajn.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar se do të bashkëpunojnë me Listën Serbe e se dhe ata do të jenë pjesë e koalicionit.
Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar dje se përveç ministrive, Lista Serbe do të jetë e përfaqësuar edhe nga një zëvendëskryeministër.

Partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e që në Kuvend përfaqësohet me dy deputet në rast se vendos të bëhet pjesë e qeverisë, do të mund të marrë postin e zëvendëskryeministrit.

Vetë Pacollit, merr vesh Gazeta iu është premtuar ky post, ani pse fillimisht është diskutuar se i njëjti mund të marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Partitë politike kanë bërë me dije se sot pasdite mund të nënshkruajnë koalicionin. Pas nënshkrimit, LDK’ja ka deklaruar se do të dërgojnë zyrtarisht emrin e Avdullah Hotit si mandatar, te presidenti.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Serbia planifikon të heqë të gjitha masat më 18 Maj

Serbia planifikon të heqë të gjitha masat më 18 Maj

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi