• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kujdes: Kjo simptomë e re e koronavirusit po shfaqet tek të moshuarit

06/06/2022 - 13:44:33
Qeveria  e Kurtit në dorën e Thaçit

Pacientët e moshuar janë grupi më i prekur nga koronavirusi dhe kanë rrezikshmëri më të lartë të vdekjes.

Kollë e vazhdueshme, ethe dhe gulçim janë simptomat kryesore që njerëzit me COVID-19 përjetojnë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Por ndryshimet që trupi pëson me moshën mund të ndryshojnë sistemin imunitar të pacientëve më të vjetër, duke i bërë ata më pak të predispozuar për të treguar këto simptoma të infeksionit.

Një person i moshuar thjesht mund të duket më i lodhur se zakonisht, më pak i uritur dhe mund të duket më i hutuar, i çorientuar dhe jashtë ekuilibrit.

Mjekët paralajmërojnë se familjet dhe kujdestarët nuk duhet t’i konsiderojnë këto simptoma si produkt i moshës, por menjëherë të kërkojnë ndihmë, përpara se këta të moshuar të përballen me vdekjen.

Në fillim, COVID-19 sillet si viruset e tjerë të frymëmarrjes. Ai zakonisht hyn në trup përmes hundës dhe gojës, dhe ndoshta edhe syve.
Në shumicën e të rriturve ky acarim shkakton inflamacion, kollë dhe ethe.

Ndërsa infeksioni udhëton më poshtë në trup, sulmet e tij në mushkëri mund të shkaktojnë inflamacion më thellë në mushkëri dhe të çojnë në gulçim.

Sidoqoftë, në mënyrë misterioze, disa njerëz nuk përballen me probleme të frymëmarrjes, edhe pse niveli i tyre i oksigjenit në gjak bie në
mënyrë drastike dhe të rrezikshme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shumë prej proceseve të trupit tonë ngadalësohen dhe ndryshohen me moshën.

Ndërkohë që plakemi, palca e kockave prodhon më pak qeliza të caktuara luftëtare dhe sinjalizuese, qelizat B dhe T.
Kur një virus është i pranishëm në një person të moshuar, sistemi i tyre imunitar përgjigjet më ngadalë dhe jo fuqishëm.

Është reagimi i sistemit imunitar ndaj infeksionit që shkakton kollë, ethe dhe inflamacion, kështu që këto mund të mos shihen tek një person i moshuar.

Trupat e të moshuarve gjithashtu nuk e rregullojnë temperaturën në mënyrë efektive siç bëjnë njerëzit e rinj, gjë që mund të ndryshojë mënyrën se si shfaqet një ethe.

Demenca dhe rënia e përgjithshme mendore janë shkatërruese dhe të zakonshme në mesin e njerëzve të moshuar.
Shkencëtarët nuk janë saktësisht të sigurt pse, por shumë infeksione, përfshirë gripin dhe infeksionet e traktit urinar, shkaktojnë konfuzion dhe delirium në pacientët e moshuar.

Dr Laura Perry trajtoi një paciente 80-vjeçare në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, e cila kishte simptoma të ftohjes si dhe konfuzion.

“E moshuara e kishte të vështirë të qëndronte zgjuar gjatë vizitës dhe nuk e kishte idenë se ku ishte”, i tha Dr Perry për CNN.
Pasi u diagnostikua me delirium hipoaktiv, gruaja rezultoi edhe pozitive me koronavirus.

Normalisht, infektimi me koronavirus mund të na shkaktojë kollë, por tek të moshuarit me reflekse të dobta, virusi nuk mund ta bëjë këtë.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
28
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
105
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post
Rikthehet frikshëm koronavirusi në Kinë, mbi 1300 viktima në 24 orët e fundit

Vushtrri: Për 10 ditë asnjë rast pozitiv me coronavirus

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi