• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Nisin hetimet për varrimin në Pejë ku dyshohet se u infektuan 36 persona me COVID-19

24/04/2020 - 15:45:22
Nisin hetimet për varrimin në Pejë ku dyshohet se u infektuan 36 persona me COVID-19

Një ceremoni mortore e zhvilluar më 6 prill në Pejë, ka ndikuar që të përhapet koronavirusi në këtë komunë. Deri tani, 36 persona që kanë marrë pjesë në varrim e në të pame kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet, raporton Express.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria e Pejës në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarr veprime hetimore”, ka thënë Nikçi për Express.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka njoftuar se si pasojë e pjesëmarrjes në këtë ceremoni, deri tani janë infektuar 36 persona.

“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar mbrëmë IKSHP-ja.

Detaje rreth këtyre rasteve dhe gjendjes së të infektuarve në Pejë ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Loci i ka thënë Gazetës Express se janë duke punuar që t’i gjejnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në të pame dhe në varrim. Por, problem, sipas tij, mbetet mosbashkëpunimi i familjarëve.

‘Që të gjithë janë raste kontakti, shkaku që kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore më 6 prill. Kurgjë nuk është problem numri i atyre që kanë marrë pjesë në varrim, sa i atyre që kanë marrë pjesë në të pame. Jemi tu u mundu me i gjet të gjithë ata që kanë qenë, por edhe pak problem se familjarët s’po tregojnë”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar se në mesin e të infektuarve është edhe një 2-vjeçar. Gjendja e të infektuarve thotë se është stabile, derisa ka treguar se edhe sot do të ketë testime në këtë komunë.

“Mosha më e re e prekur është një 2-vjeçar, derisa personi më i vjetër i prekur është rreth 80-vjeçar. Gjendja e të infektuarve është stabile. Prej 47 rasteve pozitive, një ka vdekur, tre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, derisa tjerët janë duke u trajtuar në vetizolim. Gjendja e tyre është stabile dhe pa simptoma”, ka thënë Loci për Express.

I pari i Shëndetësisë ka bërë me dije se edhe sot do të vazhdojnë testimet në komunë, por se ende nuk dihet numri i saktë i atyre që do të testohen, meqenëse janë duke e krijuar listën.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 39 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Me këtë shifër, numri i të gjithë të infektuarve shkon në 669 raste. Deri tani janë shëruar 159 të infektuar, derisa 19 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill. 

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
18
Next Post
Plaku 80 vjeçar nga Istogu e mposht koronavirusin

Plaku 80 vjeçar nga Istogu e mposht koronavirusin

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi