Male në Komunën e Drenasit janë përfshirë nga zjarret. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët që të mos u vën zjarrin pyjeve.
“Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera. Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës.
Mos ndiz zjarr në natyrë!”, shkroi ai në Facebook.