Këshilltari politik i Kryeministrit në dorëheqje, ka shpërndarë postimin e të dërguarit special të Presidentit amerikan, Donalt Trump për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell.
Gashi me këtë rast ka komentuar këtë postim, duke përdorur fjalë fyese për ambasadorit Grenell. “Hajde – hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë..”, ka shkruar ai.
Por, iu kanë dashur vetëm pak minuta dhe Gashi dhe e ka fshirë këtë koment. Kjo nuk është hera e parë që antarë të VV-së dhe simpatizantë të kësaj parti përdorin fjalë fyese kundër ambasadorit Grenell dhe SHBA-së.
Në profilin e ambasadorit Grenell janë me dhjetëra postime, të cilat kanë përmbajtje homofobike dhe jo humane.