• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK: Qeveria Kurti e gjunjëzoi Kosovën para Serbisë

19/04/2020 - 14:46:38
Veseli u bën thirrje partive: Unitet për Qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë në dorëheqje për pranimin e njëmijë testeve për koronavirus nga Serbia.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media ka folur për testet e pranuara nga qeveria në detyrë e Kosovës, të cilat i ka dhuruar Serbia.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

“Qeveria e shkarkuar Kurti e filloi mbrapsht dhe me lojëra menaxhimin e situatës së pandemisë në Kosovë dhe po e vazhdon në mënyrën më të keqe të mundshme duke dëmtuar rëndë interesat kombëtare”.

Sipas Deliu-Kodrës, Qeveria e shkarkuar Kurti është gjunjëzuar para Serbisë duke dorëzuar një pjesë të sovranitetit në veri të vendit, pasi sipas saj aprovoi në heshtje vendosjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur prej Beogradit.

Deklarata e plotë:

Pa fijen e turpit, vetëm pasi PDK e denoncoi këtë akt, qeveria mashtroi me vendime pas kohe, kinse për karantinimin e komunave. Për më tepër i dorëzoi Beogradit autoritetin shtetëror për një pjesë të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke lejuar hyrjen dhe veprimin brenda Kosovës të qindra zyrtarëve të Serbisë me pretekstin e kujdesit shëndetësor.

Ky dorëzim ndaj Serbisë u përshkallëzua më tej kur Ministri në ikje i Shëndetësisë, Arben Vitia zgjodhi të bisedojë e bashkëpunojë me ministrin e Serbisë, por jo edhe me atë të Shqipërisë.

Kulmi i kësaj sjellje inferiore përkundrejt Serbisë, erdhi me pranimin e 1000 testeve donacion nga ky vend, duke ia mundësuar Serbisë që të dalë në mediat më prestigjioze të botës si faktor konstruktiv humanitar. Për ta bërë këtë çështje edhe më të rëndë, ka dyshime se këto teste janë dhuratë nga Rusia për Serbinë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo qeveri në largim e ka turpëruar Kosovën duke pranuar një lëmoshë prej 30 mijë eurosh nga Serbia. Me këtë pranim Vuçiqi merr një certifikatë pafajësie nga Kosova që pastron të kaluarën e tij dhe e bën më të pranueshëm në arenën ndërkombëtare.

Por ajo që i vë vulën këtij bashkëpunimi të turpshëm e nënshtrues me Serbinë është futja e testeve si kontrabandë, pa respektuar procedurat ligjore dhe doganore sikur që i nënshtrohen të gjitha donacionet e tjera për Kosovën. Shteti i jonë u trajtua si pjesë e Serbisë. Madje ato u futën thuajse ilegalisht me një makinë me tabela diplomatike nga përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviqeviq. Fatkeqësisht, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi as që ka qenë e informuar dhe në dijeni për këtë rast.

Ne e dënojmë rëndë këtë sjellje poshtëruese të qeverisë së shkarkuar, e cila i kanë dhënë mundësi Serbisë, që nën maskën e ndihmës humanitare, të fitojë epërsi strategjike ndaj Kosovës.

Po ashtu, bëjmë thirrje ndaj të gjitha institucioneve shtetërore e mbarë opinionit publik që të angazhohen për ta ndalur këtë zmbrapsje të shtetit tonë dhe këtë avancim të Serbisë në kurriz të sovranitetit tonë dhe të pozicionit tonë ndërkombëtar.

Share60TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Simpatizanti i VV-së, i thotë kalbu invalidit të UÇK-së, veç pse i kundërshtoi testet nga Serbia

Simpatizanti i VV-së, i thotë kalbu invalidit të UÇK-së, veç pse i kundërshtoi testet nga Serbia

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi