Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut.
Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast,raporton Telegramisot
“Pejë 17.04.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në raport.