• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Koronavirusi: Dy viktima dhe disa të infektuar në KFOR

06/06/2022 - 13:44:42
Koronavirusi: Dy viktima dhe disa të infektuar në KFOR

KFOR-i ka konfirmuar se disa nga pjesëtarët e personelit janë testuar pozitivë me koronavirus dhe dy punëtorë civilë kanë vdekur.

Gjenetalmajori Michele Risi, nëpërmjet një komunikate, thekson se janë të përkushtuar për të parandaluar përhapjen e koronvirusit Covid-19.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Në njoftim, thuhet se cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë.

“Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen në hapësirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen”, thuhet në kumtesën për media të KFOR-it.

Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja, thotë se po vazhdon në mënyrë të rregullt misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur ushtarët e saj, partnerët dhe popullsinë e Kosovës.

“Në javët e fundit, njësitë e KFOR-it kanë kryer patrullime, aktivitete ndërlidhëse dhe monitoruese si dhe kanë mbështetur institucionet dhe komunitetet lokale, përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dërgimit të ushqimit dhe rrobave për familjet në nevojë, në koordinim me Kryqin e Kuq në Kosovë.

Si reagues i parë i sigurisë, KFOR-i i ofron mbrojtje Manastirit të Deçanit, vend i rëndësisë së madhe fetare ortodokse dhe kulturore”, theksohet në njoftim.

KFOR-i, tutje thotë se mbetet vigjilent dhe vazhdon të monitorojë dhe vlerësojë situatën në koordinim të ngushtë me Institucionet në Kosovë dhe Ministrinë e Shëndetësisë në veçanti, si dhe me Organizatat e Sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kapacitetet e KFOR-it në kryerjen e operacioneve për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë nuk janë dobësuar. Ne mbetemi absolutisht të përkushtuar për të ruajtur forcën tonë parandaluese dhe të mbrojtjes, ndërsa ndihmojmë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Forcat tona mbeten të gatshme dhe puna jonë thelbësore vazhdon, nën mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara te vitit 1999 “, deklaroi gjeneralmajor Michele Risi, Komandant i KFOR-it.

Në aspektin e parandalimit, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, KFOR-i thotë se ka zbatuar masa të kujdesshme bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, me qëllim të lehtësimit të rreziqeve për personelin e saj dhe për të gjitha komunitetet e Kosovës.

“Masat e tilla zbatohen në të gjitha bazat dhe objektet e KFOR-it dhe përfshijnë masa të rrepta higjienike, ekzaminim dhe kontrolle të të gjithë personelit ushtarak, kufizime të përkohshme në aktivitete jo thelbësore.

Kontraktuesit lokalë të Kosovës që tregojnë shenja ose kanë një histori ekspozimi nuk lejohen të hyjnë në baza”, përfundon njoftimi.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
21
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
99
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Këshilltari i Thaçit e godet Kurtin: Je ka i imunizon kriminelet serbë

Këshilltari i Thaçit e godet Kurtin: Je ka i imunizon kriminelet serbë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi