Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj 1000 testeve të dhuruara nga Serbia për Kosovën, ku ky i fundit iu ka drejtuar kryeministrit duke i thënë se me këso llojë veprimesh Serbia nuk befasohet, sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë.
Njiherit Molliqaj, ka publikuar posterin kundër produkteve Serbe,ku këto ku ilaçet konsiderohesin plumba dhe VV-ja e kishte shpërndarë atë gjithandej Kosovës, në vitin 2006, shkruan Reporteri.net
Kujtojmë që Kurti pas pranimit të 100 testeve kishe thënë se në këtë mënyrë Serbia befasohet, por sipas Molliqajt kryeministri në detyrë e ka pasur mundësinë që ta befasojë Serbinë në tavolinën e negocitave, por këtë nuk e ka bërë.
Postimi i plotë:
Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006.
Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.
Serbia nuk befasohet kur pranohen donacione të tilla kryeministër. Sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë.
Dhe edhe po të befasohej, neve nuk na duhet ky lloj befasimi i tyre.
Neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione. Serbinë e pate rastin ta befasoje në tavolinën e negociatave.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje kërkimfaljen për të gjitha vrasjet e përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje t’i kthejë trupat e të pagjeturve.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje dëmshpërblimin për shkatërrimin e shtëpive tona.
Por këtë nuk e bëre. Sepse ju nuk keni guxim ta BEFASONI Serbinë. Prandaj e shkarkuat vetën.