Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka arritur në 480, mirëpo vetëdijesimi i qytetarëve për respektimin e masave të vendosura nga Qeveria akoma është shumë i vogël.
Disa biznese po vazhdojnë të punojnë përkundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e tyre, shkruan Reporteri.net.
Kësisoj një person në Obiliq është arrestuar nga ana e policisë pasi që i njëjti është kapur një lokal të hapur dhe brenda tij ndodheshin edhe 16 persona tjerë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori komunal, i cili ka ndërmarrë masat e parapara ligjore.
Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.
Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara, thekson njoftimi.