• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Albulena Haxhiu ‘i bie pishman’: E emëron pastaj e shkarkon anëtarin e VV-së (Dokument)

17/04/2020 - 11:04:53
Albulena Haxhiu ‘i bie pishman’: E emëron pastaj  e shkarkon anëtarin e VV-së (Dokument)

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka emëruar pa konkurs si zyrtar ligjor në MD, Dukagjin Nezirin, që është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vendimin që e ka siguruar Gazeta Express, e që është nënshkruar dy ditë më parë, Haxhiu e ka emëruar Nezirin, si zyrtar ligjor, derisa sipas këtij vendimi, mandati i tij zgjat deri në fund të mandatit të ministres.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Mirëpo, në fakt, pozita e Zyrtarit Ligjor duhet të bëhet përmes konkursit publik e jo me vetëm aminin e ministrit, si dhe nuk është pozitë e cila varet nga mandati i një ministri.

Në vendim për emërim ministria është thirrur në një nen, që përcakton emërimin nëpunësve në kabinete.

Neni 29 i Ligjit për Organizimin dhe Administrimin e Administratës shtetërore, flet për nëpunësit në kabinete, mirëpo, jo edhe për zyrtarët ligjor sic shkruhet në vendimin e ministres.

Pra, aty theksohet se ministrja mund t’i punësojë deri në katër nëpunës në kabinet të saj.

Gazeta Express ka kërkuar sqarim në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me këtë emërim, mirëpo, deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka pranuar se është bërë lëshim gjatë marrjes së atij vendimi, derisa fajin ja ka lënë Burimeve Njerëzore në MD.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Para emërimit unë kam pyetur zyrën e burimeve njerëzore , dhe kamë marr konfirmim nga ta se ky emërim nuk shkel ligjin, pastaj është bërë emërimi. Me të parë më media këtë, kam konsultuar zyrën ligjore dhe të njëjti e kanë pranuar se kanë lëshuar këtë dhe unë si ministre e kam anuluar këtë vendim menjëherë”, ka deklaruar Haxhiu për infokus, duke shtuar se Nezirit iu është ndërruar tashmë pozita.

Lidhur me këtë temë, sqarime në Ministri kanë kërkuar edhe na IKD’ja.

Ehat Miftari ka deklaruar se në MD iu kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një gabim teknik.

Miftari thotë se ky është një gabim elementar që nuk duhet të përsëritet.

“IKD ka kërkuar informacion nga MD lidhur me këtë vendim dhe ka marr përgjigje se vendimi është gabim teknik. Me vet faktin që në vendim përmendet se mandati i zotëriut në fjalë lidhet me mandatin e ministres lë për të nënkuptuar dhe e kemi kuptuar se ky është gabim teknik.

Aq më tepër ligji i aplikueshëm për shërbimin civil nuk lejon që sipas këtij vendimi i emëruari të përfitoj nga shërbimi civil. Sigurisht se MD në.raste të tilla duhet të ketë kujdes dhe mos të bëhen gabime.të tilla elementare”, ka deklaruar ai.

Dukagjin Neziri është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje tash e disa vite, derisa, ai ka të publikuara edhe fotografi me kreun e partisë, Albin Kurtin.

Me 20 mars, Ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se me të kanë punuar edhe në draftin e parë të koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
8
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
97
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Next Post
Kadri Veseli, del në arat e Kosovës

Kadri Veseli, del në arat e Kosovës

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi