Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së fundit të presidentit Thaçi, ku ai edhe një herë theksonte se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ lidhur me mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.
Kurti në letrën e tij edhe një herë ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, e të cilat nuk mund të mbahen në gjendjen në të cilën ndodhet vendi, shkruan Reporteri.net.
Kurti ndër të tjera e ka akuzuar Thaçin se po aplikon standarde të dyfishta dhe ka kërkuar sqarime nga ai se mbi cilën bazën juridike po vepron në kërkesën për madatarin e ri.
“Do te jem ne pritje te sqarimit tuaj, me shpresën se do te përdorni standardin e njejte qe po pritni”, shkruan Kurti në fund të letrës.