Hartës së komunave të prekura i është shtuar edhe Deçani ku është shënuar rasti i parë. Bëhet fjalë për një person nga fshati Lëbushë i kësaj komune, shkruan Reporteri.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik, gjersa nuk është njoftuar për moshën e personit të infektuar.
36 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 423 në nivel vendi.
Ndër rastet tjera të konfirmuara sot 9 persona janë nga Ferizaj, të gjitha raste kontakti, 8 raste nga Kamenica, 4 nga Prizreni, 3 nga Gjakova, 2 nga Prishtina, 2 nga Mitrovica e Veriut, dhe me nga 1 rast janë Suhareka, Lipjani, Vitia, Malisheva, Istogu dhe Zveçani.
Ende pa asnjë rast të konfirmuar me coronavirus kanë mbetur Mitrovica Jugore, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku e Novobërda.
Ndërkohë sot janë shëruar edhe 5 persona duke çuar kështu numrin total të të shëruarave nga koronavirusi në 71.
Që nga sot janë ashpërsuar masat në të gjitha komunat e vendit, ku lëvizja e qytetarëve është kufizuar në vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës.