Edhe 8 raste të reja me coronavirus janë rezultuar pozitiv sot në Kosovë. Dhe këtë e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi për RTK.
IKSHP ndërkaq ende nuk ka dalë me informatë zyrtare rreth kësaj, shkruan Telegramisot.com
“Jemi në atë fazën që çdo ditë presim raste të reja. Instituti ende nuk ka dalur me një njoftim konkret por ajo që kemi deri më tani është se i kemi edhe së paku 8 rasteve të reja që janë në Klinikë”, tha ai.
Në Kosovë numri i të prekurve deri më tani është 395 e nga ta 66 të shëruar dhe 9 të vdekur.