Këtë të diel në liqenin e Batllavës ka humbur një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Ballkani.info se kërkimi i tij është duke vazhduar ende, por që nuk ka informacione të reja rreth këtij rasti.
“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se është zhdukur një person në liqenin e Batllavës. Pasi kemi marr informatën Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Ka vazhduar kërkimi deri në roët e vona. Po ashtu edhe sot është duke vazhduar kërkimi, ndërsa nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë ajo.