Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha, ka mbajtur konferencë për medie, pas vdekjes së pacientit të nëntë me Coronavirus.
Ajo ka bërë të ditur se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 53 pacientë, prej tyre 39 janë në gjendje stabile, përderisa tre në mjekim intensiv.
Sipas saj, nga kjo klinikë gjatë ditës pritet të lirohen edhe tre pacientë të shëruar nga virusi corona.
“Sot sipas raportit të marr nga MSH-ja ne e kemi i kemi hospitalizuar 53 pacient prej tyre 39 janë stabile dhe 12 janë me oksigjeno terapi. Ndërsa 3 raste janë në mjekimin itensiv”.
“Sot nga Klinika do t’i lirojmë 3 pacientë që janë të shëruar nga Covid-19. Ne e kemi pas edhe një rast të vdekjes nga komuna e Suharekës 69 vjeçarit që përveç infeksionit ka pas edhe probleme të tjera kardilogjike”.