Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin i cili pritet të hyjë në fuqi edhe pak orë, lidhur me masat e qarkullimit të njerëzve në komunat e karantinuara dhe në ato të rrezikuara nga përhapja e koronavirusit, siç thuhet në vendim, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Paralajmërimin për këto masa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e bëri dy ditë më parë, kur tha se qarkullimi i qytetarëve për 90 minuta në ditë do të bëhet në orare të caktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.
Por, në aneksin e publikuar sonte shihet se intervalet kohore të lëvizjes në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit për secilin qytetar do të ndryshojnë çdo tre ditë, si në foton e mëposhtme:
Kurse, sa u përket operatorëve ekonomikë, orari do të jetë nga ora 06:00 deri në orën 24:00 për dyqanet, kurse furnizimi dhe shpërndarja do të qarkullojë pa ndërprerje.