Komuna e Ferizajt ka regjistruar gjithsejt 56 raste pozitive me koronavirus.
Nga ky numër i përgjithshëm 10 raste janë punëtorë të një kompanie të kontraktuar nga KFORI amerikan në Bondsteel.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.
“Ferizaj i ka gjithsejt 56 raste pozitive me Covid-19. Prej tyre 10 janë nga kampi Bondsteel në Ferizaj. Rastet e tjera janë familjarë të këtyre që kanë qenë pika të kontaktit që pas testimeve kanë dalë me koronavirus “.
Javën e kaluar është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirusi në këtë komunë.
Bëhet fjalë për një 65-vjeçar, i cili kishte pasur arrest kardiak dhe nuk kishte arritur të mbijetonte.
Pas testimeve për Covid-19 ai kishte rezultuar pozitiv.