• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Bujqit: Kryeministër nuk e rrok logjika që këto masa të na përfshijnë edhe neve

14/04/2020 - 11:50:03
Bujqit: Kryeministër nuk e rrok logjika që këto masa të na përfshijnë edhe neve

Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë masa shtesë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Me masat e reja, çdo qytetar do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta. Por, kundër këtyre masave po deklarohen bujqit.

Ata thonë se nuk janë kontaktuar fare para marrjes së këtyre masave, derisa shtojnë se dalja e tyre në ara nuk e rrezikon askënd.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
5
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
17

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, i ka thënë Gazetës Express se bujqit nuk janë konsultuar fare për këto masa.
Ai ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë çështje.

“Ne nuk jemi konsultuar fare për këto masa dhe sot kam pranuar telefonata nga bujqit të cilët kanë shprehur pakënaqësi. Duhet të reagojë edhe kryeministri për këtë çështje, meqenëse është në dëm të bujqve. Unë mbrëmë u njoftova nga mediat për këto masa. Provova me kontaktu me ministrin e Bujqësisë, por nuk pata qasje. Unë mendoj se ministri duhet me reagu për këtë vendim, sepse tash jemi në vlugun më të madh të mbjelljeve.

Bujqit kanë nevojë me dalë edhe në komunikacion, për me shku në ara. Nuk e rrok logjika që këto masa të vlejnë edhe për bujqit”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, me daljen e tyre në ara, bujqit nuk e rrezikojnë shëndetin e askujt.

Ai ka propozuar që bujqit të cilët janë të angazhuar në mbjellje, të pajisen me leje të veçanta.

“Bujqit nuk e rrezikojnë shëndetin e askujt kur dalin në ara sepse ata punojnë vetëm, pra duhet të sqarohet. Ose të bëhet me ndonjë lejë që bujqit që janë të angazhuar në mbjellje ose përgatitje për mbjellje të pajisen me leje të veçanta në komunë, sepse vetëm një ditë me humbë për ne është shumë. Mund të ketë reshje të mëdha të shiut dhe bujqit mos me pasë mundësi me hy fare në ara dhe do të mbesin pa e mbjellë misrin ose patatet”, ka thënë Tahiri

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për këto masa ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa e ka pyetur Qeverinë në detyrë se si do t’i mbjellin arat bujqit kur nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë.

“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, mbrëmë është bërë me dije se çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Kushdo që nuk i respekton këto masa, mund të dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 8 mijë euro.

“Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
5
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
17
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
20
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Next Post
Bekë Berisha: Veç me shkarku Qeverinë për të dytën herë

Bekë Berisha: Veç me shkarku Qeverinë për të dytën herë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi