Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka folur për situatën politike në vend.
Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi, është formimi i një koalicionintë ri ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së.
”Vendi ka nevojë për një Qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm VV e PDK”, tha ai në T7
Në të kundërtën sipas tij, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në, atëherë sipas tij, mund të formohet edhe një qeveri nga LDK-AAK dhe Nisma.