• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

I la pas dy fëmijë: Historia e dhimbshme e gruas nga Istogu që vdiq sot

13/04/2020 - 16:33:45
Istog: Ja nga cili fshat është i prekuri me koronavirus

Sot është shënuar edhe viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë.

Bëhet fjalë për një grua 39 vjeçare nga fshati Lluga, Komuna e Istogut.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
14
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
19

39-vjeçarja nga fshati Lluga i Istogut, e cila kishte edhe sëmundje tjera përcjellëse ishte operuar në QKUK, e më pas ishte diagnostikuar me virusin COVID-19.

Por, tashmë e ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Por, pasi që gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu e njëjta ishte dërguar për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.

Për rastin e saj, detaje ka dhënë edhe drejtori i shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmani.
Osmani, për Insajderin ka thënë se ajo në vazhdimësi ka ndjerë dhimbje të mëdha, derisa pasi është pranuar në Spitalin Regjional të Pejës gjendja vetëm sa i është përkeqësuar.

“Fillimisht pacientja 39 vjeçare është nga fshati Lluga i Istogut, ka ardhë të enjtën me datën 9 prill në QKMF në emergjencë me ankesa për dhimbje të lukthit, dhe pastaj doktorri përpos që e ka kontrollu i ka bërë edhe ekagen, ia ka mat edhe tensionin dhe e ka parë që ka ndryshime në ekage.

Pastaj e kanë orientu në emergjencë në Spitalin Regjional të Pejës, ku kanë qenë dy internistë e kanë pranuar edhe e kanë dërgu në njësinë koronare edhe aty ka qëndruar dy ditë dhe e kanë parë që gjendja po keqësohet, dhimtë i ka pas shumë të mëdha në lukth edhe në ora dy mes së shtunës dhe të dielës e kanë nis për Prishtinë”, ka thënë Osmani, për Insajderin.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Osmanaj, duke dhënë detaje për rastin tashmë të së ndjerës, ka thënë se në operacion e kanë futur pasi që gjendja i është përkeqësuar.
“Në Prishtinë pastaj sigurisht ka ardh deri te abdomeni akut, ku mundet me pëlcit idhza ose një organ tjetër dhe jeta është e rrezikuar dhe hyn në operacion me të shpejtën pa i prit shumë analizat.

Mirëpo, pasi e ka kalu operacionin gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar, atëherë ata ia kanë bërë edhe analizën dhe pastaj ka korespondu pozitiv me koronavirus.

Kështu që në këtë rast virusi është ndërlidh por shkaku i vdekjes munden me qenë pasojat e mëdha pas abdomenit akut që i ka pas sepse që nga Istogu edhe Peja edhe në Prishtinë nuk ka pas shenja të COVID 19”, ka thënë ai.

Drejtori, Osmanaj, ka thënë se tashmë kanë marrë masa për të afërmit e saj në mënyër që të izolohen.

“Tash ne kemi marrë masa, fillimisht e kemi nis masën prej ekipit shëndetësor nga katër persona, menjëherë i kemi izoluar ata, pastaj me polici kemi ndërhy te familja, pra te të afërmit e tyre që edhe ata të izolohen dhe jemi në bashkëpunim me Institutin Regjional të Shëndetit Publik në Pejë por edhe në Prishtinë.

Por, sa i përket operativës me këta të Pejës ata si Institut kanë vepru te secili prej rasteve të kontaktit, rastet familjare të mundshme që sa më shumë të jemi të sigurtë që nuk ka pas me shumë persona kontakt”, ka deklaruar ai.

Por, se çfarë do të ndodhë me fëmijët e saj.

Drejtori Osmanaj, ka thënë se agja i tyre ka kërkuar që t’i merr fëmijët dhe se nuk ka asnëj problem që ata të qëndrojnë aty, duke shtuar se pas kalimit të situatës së pandemisë do të shohin se çfarë do të mund të bëjnë në këtë drejtim.

“Ka qenë gura e ve, ka lënë pas vetes dy fëmijë të mitur. Ne e kemi kontaktuar Qendrën për Punë Sociale, i kemi pyetur ata se çka bëjnë në këto raste, pasi që agja i tyre po kërkon që fëmijët me u strehu te ai, fëmijët kanë pas kontakt me agjën e tyre dhe kjo nuk paraqet problem që fëmijët të rrinë aty.

Mirëpo, pas kalimit të kësaj situate atëherë do të shohim se çka do të bëjmë për t’i ndihmuar”, ka deklaruar Osmanaj për Insajderin.

E numri i personave të prekur me virusin COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 362. 59 persona janë shëruar ndërsa 8 të tjerë tashmë kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
14
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
19
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
31
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
96
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
72
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
40
Next Post
Një infermiere nga Rahoveci preket me Covid-19

Dy teknikë të spitalit të Pejës futen në karantinë, kishin kontakt me 39-vjeçaren nga Istogu

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi