Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Xhudistja kosovare mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez, kategoria -48 kg.
Është kjo medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore.