Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka folur lidhur me situatën e krijuar në këtë komunë nga pandemia Covod-19.
Haliti ka thënë se komuna e Vitisë është një storie suksesi, meqë qytetarët ndoqën me përpikshmëri masat të cilat shërbenin në parandalimin e kësaj sëmundje pandemike, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë meqë aktualisht nuk ka të prekur nga Covod-19, janë duke pritur vendimin e Qeverisë për t’i liruar nga qëndrimi në vetizolim.