Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka humbur gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos në Tokio, duke u mposhtur nga japonezja Funa Tonaki.
Krasniqi u mposht me ippon.
Xhudistja kosovare tani do të luftojë për të bronztën.
Kundërshtarja e Krasniqit në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda.