• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Veseli në QKK: Duke luftuar korrupsionin rrisim buxhetin për filmin dhe artistët

23/08/2019 - 15:53:42
Veseli i bindur se do të “bëhet” kryeministër
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kinematografike të Kosovës, një institucion ky i cili me përkrahjen e ministrit të Kulturës ka dyfishuar buxhetin dhe ka mbështetur projekte të reja.

Kreu i PDK-së u informua nga përfaqësuesit e Qendrës Kinematografike për ndryshimet e mëdha që kanë bërë si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi nëpërmjet luftimit të korrupsionit.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

“Duke folur, isha shumë i kënaqur nga ajo që e potencuat. Do të thotë, kemi përmirësim të kushteve të punës, kemi rritje të pagave dhe kemi rritje pothuajse dyfishim të buxhetit. Dhe a e dini nga kanë ardhur? Një pjesë e këtyre parave kanë qenë aty, por është abuzuar. Atë që ka bërë ministri është se e ka shfrytëzuar atë para publike në mënyrë më të drejtë. Me paratë që ndoshta janë abuzuar në xhirollogari të ndryshme, tani është rritur përgjegjësia dhe me të njëjtat para kemi arritur që të rrisim pagat, ju e dini që pagat janë më solde tani, shumë më solide se sa më herët, të dyfishohet buxheti i Qendrës Kinematografike dhe të kemi perspektivë për arsye se tani që shihet që ka menaxhim më të mirë mund edhe të investohet më shumë. Pra po del se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë por është edhe e vlefshme”, tha Veseli.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se me përkrahjen e kryetarit Veseli, deri në fund të këtij viti buxheti i Qendrës Kinematografike do të rritet për 200 përqind.

“Ajo që na ka mundësuar rritjen e buxhetit dhe shtimin e financimit të shumë më shumë filmave sesa më parë, ka qenë vënia e kontrollit të rreptë të shpenzimit të parasë publike, kursimet dhe pastaj rritja e buxhetit për institucionet kulturore. Ajo që është e rëndësishme, tani për herë të parë kemi pasur financim të një numri të madh të filmave përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës”, tha Gashi.

Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, tha se falë mbështetjes së madhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u është dyfishuar buxheti në vitin 2019 dhe tani Kosova po hyn në etapën e bashkëpunimeve të reja me vendet perëndimore që kompani të mëdha filmike të vijnë e të realizojnë fila në vendin tonë.

“Buxheti jonë tashmë është dyfishuar. Ministri nuk ka pranuar rritje më të vogla. Kjo ka ndikuar shumë që të mbështesim më shumë projekte por edhe e ka rritur prezencën tonë ndërkombëtare. Besoj e keni vërejtur që filmi kohëve të fundit na ka sjellë shumë lajme të mira dhe përmes filmit kemi arritur ta tregojmë historinë tonë, rrëfimin tonë që është shumë i rëndësishëm”, tha Zharku.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
29
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
106
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
79
Next Post

Shefi i EULEX-it i kritikon krerët e Policisë së Kosovës

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi