Me shumicë votash sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vendosur që të shpërndajnë legjislaturën e VI-të, duke i hapur kështu rruge zgjedhjeve të reja të parakohshme nga ku do të dalin institucionet e reja.
Ne mesin e këtyre deputeteve ishte edhe Bekë Berisha i AAK, i cili pas shpërbërjes se kuvendit e beri një postim ne profilin e tij ne facbook. Ky është postimi i tij i plotë, shkruan Telegramisot.com
Të dashtun qytetarë,
Sot u bë shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës rrjedhimisht po sot përfundon edhe mandati im si deputet.
Gjatë gjithë mandatit punën dhe aktivitetin tim për përmirësimin e jetës së qytetarëve e kam zhvilluar në dy mënyra:
E para dhe më e rëndësishmja ka qenë aktivitetet në terren dhe takimet e drejtëpërdrejta për të qenë sa më afër jush, sa herë që ka qenë e mundur dhe e nevojshme, gjatë këtij mandati së bashku kemi realizuar qindra aktivitete.
Dhe e dyta përmes rrugës parlamentare duke ngritur kërkesa, shqetësime e probleme tuaja për zgjidhje, konsideroj që në masë të madhe ia kemi dalë dhe njëherit ju falenderoj që me votën tuaj më bëtë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe kësaj legjislature, jam munduar me gjithë energjinë dhe kapacitetin tim të jem afër jush dhe të jem zëri juaj, gjithsesi vlerësimin final dhe më të drejtin e bëni ju.
Mandati i kryeministrit Haradinaj dhe mandati ynë u nderpre padrejtësisht, por me krenari sepse sa herë ka qenë nevoja ne ju kemi përgjigjur Kosovës, kryeministri Haradinaj ka qenë i pari, ashtu edhe mbetet.
Janë shumë punë të mira që janë realizuar e shumë të tjera që na kanë mbetur në gjysmë, prandaj nuk do të ndalemi që projektin e plotë për Kosovën vend të barabartë e të zhvilluar ta realizojmë deri në fund.
Ne nuk do të ndalemi, sepse Kosovën nuk guxojmë ta lëmë në duar të pasigurta, prandaj së bashku me ju na pret edhe një betejë tjetër në zgjedhjet që po afrohen, padyshim rezultati do të jetë një dhe i qartë, triumfi ynë i përbashkët.
Për fund dua të theksoj që gjatë gjithë kësaj periudhe ajo që më ka përmbushur më së shumti ka qenë kontakti i vazhdueshëm me ju dhe ju si prioriteti kryesor i imi.
Faleminderit shumë, shihemi së shpejti me angazhime, beteja dhe patjetër fitore të reja.
Miqësisht, Beka!
Lajm i sponzorizuar.