Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se në qeverinë e ardhshme të këtyre dy partive për çdo vit rrogat do të rritën nga 10 për qind.
Tutje Haradinaj ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi. “Çakorri dhe Kulla do të jenë të Kosovës, prandaj për këtë ekziston edhe komisioni dhe marrëveshja me Malin e Zi. E Malin e Zi e kemi shtet mik dhe kemi marrëdhenie të shkëlqyera”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se në momentin kur demarkacioni ka ardh për herë të parë në Kuvend është munduar të bëhet në mënyrë të kontrabanduar, si punë e kryer.
“Hartat dhe historia na kanë dëshmu se Kulla dhe Çakorri kanë qenë gjithmonë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.