Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, është akridituar Programi Master “E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane”, njofton gazeta Evropa.
Lajmin e ka bërë të ditur Sabiha Shala, udhëheqëse e këtij programi, e cila është edhe prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore.
Shumë e lumtur me akreditimin e Programit Master “E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane”, në kuadër të Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Si udhëheqëse e këtij Programi dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në hartimin e këtij programi, si program i veçantë në nivel vendi dhe rajoni!”, ka shkruar Shala në llogarinë e saj në “Facebook”.