• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Afro 6 mijë euro borxh kanë Alternativa dhe KTAP ndaj PZAP-së, partitë e tjerat i kanë paguar

08/08/2019 - 12:33:56
Afro 6 mijë euro borxh kanë Alternativa dhe KTAP ndaj PZAP-së, partitë e tjerat i kanë paguar

Të gjitha partitë politike paraqiten gatishmëri për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, në momentin kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ndonëse ende nuk është caktuar data zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve, gjë që pritet të ndodh pas shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht, partitë politike kanë nisur aktivitetet e tyre në terren, në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve të grumbullojnë sa më shumë vota.

Lexo më shumë

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

May 27, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar

May 27, 2025
5

Por, për tu certifikuar nga KQZ, partitë politike fillimisht duhet që t’i shlyejnë të gjitha borxhet që kanë ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Subjektet më të mëdha politike si LDK, PDK dhe VV tashmë kanë shlyer të gjitha borxhet që kanë pasur ndaj PZAP-së, mirëpo ka parti që ende kanë borxh.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku. Desku ka treguar se partia e Alternativa dhe KTAP ende nuk kanë shlyer borxhin ndaj PZAP-së.

“Për zgjedhjet lokale 2017, subjekti politik Alternativa ka edhe një pjesë të borxhit pa paguar, shuma e të cilit është 3 mijë e 700 euro. Ndërkaq subjekti KTAP ka komplet borxhin të pa paguar që është 2 mijë e 200 euro”, ka thënë Desku.

Ai ka shtuar se në tërësi shuma e borxhit që ende nuk është paguar është 5 mijë e 900 euro.

Desku tutje ka theksuar se subjektet tjera i kanë paguar borxhet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2017.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lidhur me borxhin ndaj PZAP-së që ka partia Alternativa, themeluesja e kësaj partie Mimoza Kusari- Lila ka thënë për Telegrafin se do ta shlyejnë të gjithë borxhin në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Po borxhi ka qenë më i madh nga zgjedhjet, por e kemi programuar dhe paguar me këste. Do të vazhdojmë pagesën dhe fshirjen e borxhit në mënyrë që të marrim pjesë në zgjedhje”, ka thënë Kusari-Lila.

Subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat, nuk do të mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit lokale partitë politike janë gjobitur me mbi 257 mijë euro, ndërsa në ato nacionale me mbi 348 mijë euro.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri
Bota

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

May 27, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar

May 27, 2025
5
Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit
Bujqesi

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit

May 27, 2025
34
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq
Bujqesi

Prokuroria Speciale: Faton Peci po intervistohet

May 27, 2025
15
Haxhiu pas dështimit të seancës: S’e kemi të qartë rrugën, jemi në tokë të pashkelur
Lajme

Haxhiu: “Plan” për të dëmtuar Pecin e Kurtin, futja e Prokuroria Speciale në Ministrinë e Bujqësisë

May 27, 2025
28
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Prokuroria Speciale e bastisë Ministrinë e Bujqësisë për korrupsion

May 27, 2025
11
Next Post
Numri i udhëtarëve ne Aeroportin ’Adem Jashari’ ka shënuar rritje prej 12.5 përqind

Numri i udhëtarëve ne Aeroportin ’Adem Jashari’ ka shënuar rritje prej 12.5 përqind

Më të fundit

  • Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri
  • Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar
  • Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi