• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Presioni: Pas Amerikës edhe Berlini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës

12/02/2020 - 14:27:43
Presioni: Pas Amerikës edhe Berlini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës

Njësoj sikurse SHBA-ja, një vendim për heqje të menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do ta mirëpriste edhe qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vitit të kaluar kishte udhëhequr përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë.

Kështu i ka thënë Gazetës Express një zëdhënës i Qeverisë Federale, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për rifillimin e negociatave

Lexo më shumë

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11

Krijimi i institucioneve të reja në Kosovë që erdhi si rezultat arritjes së marrëveshjes politike LVV-LDK, ka aktivizuar edhe shtetet e fuqishme perëndimore të cilat synojnë dhe kërkojnë rinisje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkon nga qeveria Kurti që taksa të hiqet menjëherë, ndërkohë kundërshton idenë e kryeministrit Kurti për zëvendësimin e tarifës 100 % me reciprocitet.

Heqjen e menjëhershme të taksës e parapëlqen edhe Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga qeveria e Merkel thuhet se qëndrimi gjerman mbetet i pa ndryshueshëm dhe se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës më qëllim të rinisjes së dialogut.

“Pozicioni ynë mbetet i pa ndryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhershme të taksës 100 % që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Për qeverinë e Merkel një vendim i tillë për heqje të taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të ishte një veprim shumë i rëndësishëm për të rinisur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka përfunduar ky zëdhënës për Gazetën Express.

Ndërkohë nga zyra e Merkel nuk kanë dhënë ndonjë koment sa i përket deklarimeve të Kurtit se do të heqë taksën sapo të vendoset masa e reciprocitetit, përveç atij se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës.

Megjithatë pritet të shihet nëse Albin Kurti si kryeministër do të ndryshojë qëndrim lidhur me modalitetin se si do të hiqet taksa. A do të merret një vendim i menjëhershëm apo do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij se do ta heq taksën sapo të vendoset reciprociteti.

Gjatë kësaj fundjave kryetari i Qeverisë së Kosovës do të qëndrojë në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Siguri, e ku do të marrë pjesë në një panel të përbashkët diskutimi me Vuçiqin, ndërkohë me shumë gjasë do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të fuqive perëndimore që do të qëndrojnë në qytetin gjerman.

Përveç kësaj, Kurtin në Berlin e ka ftuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë ende nuk dihet data kur do të realizohet takimi./GazetaExpress/

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
29
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
23
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
30
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
107
Next Post

Pejë: Dy të mitur therrin me thikë një person

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi