Inspektorati i Arsimit i ka ndërprerë veprimtarinë çerdhes “Cambridge Kids” pas rastit të rrahjes së një fëmije nga një edukatore derisa ky institucion të pajiset me licencë.
Për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.
“Ne kemi inspektuar institucionin dhe kemi vendosur që t’ia ndërpresim veprimtarinë në mungesë të licencës. Nesër këtë vendim do ta dërgojmë edhe me shkrim”.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren që rrahu fëmijën.