Luftimet në rajonin e Idlibit në Siri kanë njohur ashpërsim ditët e fundit.
Një helikopter qeveritar sirian u rrëzua nga rebelët pro-turq në perëndim të vendit. Videoja tregon momentin e rrëzimit të helikopterit Mi-17.
Sulmi erdhi një ditë pasi pesë ushtarë turq u vranë në një sulm të qeverisë siriane. Ankaraja u përgjigj duke sulmuar 115 pozicione qeveritare.
Tensionet në këtë rajon janë të larta, pasi Siria dhe aleati i saj, Moska, po tentojnë të marrin në kontroll të gjithë territorin. Turqia nga ana e saj ka vendosur disa pika mbështetëse ushtarake. Një grup rebelësh në rajon kanë mbështetjen e Turqisë.