• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kuvendi komunal i Vitisë e mbajti seancën e parë në vitin 2020

08/02/2020 - 16:39:32
Kuvendi komunal i Vitisë e mbajti seancën e parë në vitin 2020
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Është mbajtur mbledhja e parë e Kluvendit Komunal të Vitisë, me që rast janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat, është dhënë një Informatë rreth punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2019. Duke folur rreth punës një vjeçare, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se angazhimi ynë është fokusuar në identifikimin e sfidave, përkatësisht objektivave në qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe ligjore.

“Kundrejt këtyre objektivave, na është dashur të maten indikatorët e përformancës, duke e nxjerr pasqyrën e saktë të gjendjes, si atë të identifikimit, planifikimit dhe implementimit të projekteve, mandej në shërbime publike, të situatës në arsim, shëndetësi, bujqësi, e të tjera, ku edhe në bazën e këtyre gjetjeve kemi caktuar edhe objektivat tona programore për vitin 2019, për secilën drejtori veç e veç. Si objektiva themelore kanë qenë:

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
191
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50

Ngritja e performancës në administratë, duke shtuar përgjegjësinë e llogaridhënies dhe hapësirave të objekteve komunale, përmirësimi i efikasitetit në shërbimet publike, krijimin e parakushteve për zhvillimin e bizneseve për investitorë, ndërtimi i infrastrukturës fizike në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ngritja e cilësisë në Arsim, avancimin dhe zgjerimin e sistemit shëndetësor, shërbime efikase dhe të përgjegjshme administrative, komunikim, mbështetje në fushat e bujqësisë, mbështetje në fushën e sportit, rinisë dhe kulturës etj”, ka raportuar kryetari Haliti.

Duke u fokusuar në sferën e implementimit të projekteve dhe atyre që janë në faza të tenderimit, gjatë periudhës janar dhjetor 2019, përmendi projektet kapitale si revitalizimi i ujësjellësve, asfaltimin e rrugëve rurale, asfaltimin e rrugëve që lidh fshatrat, rregullimi i hapsirave gjelbruese, ndërtimi i trotuareve, rregullimin e fushave sportive, rregullimin e kanalizimeve dhe gropave septike etj. Këshilltarët e Kuvendit komunal, kanë parashtruar një varg pyetjesh rreth këtij raporti për të cilat edhe kanë marr përgjigjjen nga kryetari Haliti.

Në këtë seancë, u shqyrtuan edhe pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Dhjetor 2019, ndërsa u miratuan draft rregullorja për transparencë në komunën e Vitisë, propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr. 01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimi për ndryshimin plotësim të vendimit nr. -410/03-57, të datës 02.02.2018 të Komitetit për Komunitete, si dhe vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
191
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
50
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
150
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
206
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
42
Next Post
Rina Balaj gati për ‘bombën’ e radhës

Rina Balaj gati për ‘bombën’ e radhës

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi