• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Në Kosovë ndiqen për krime, Serbia në mbrojtje të Veselinoviqit e Radojiçiqit

08/02/2020 - 12:13:27
Në Kosovë ndiqen për krime, Serbia në mbrojtje të Veselinoviqit e Radojiçiqit

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq, të akuzuar në Kosovë për organizimin e një grupi kriminal që morën pjesë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq janë ndër bashkëpronarët e kompanisë së ndërtimit Granit-ranor në Serbi.

Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe shkruan se kompania ka ecur pa probleme që nga viti 2015, megjithë ndalimet e inspektimeve për operim pa licenca të duhura, taksa të papaguara dhe qira minerare.

Lexo më shumë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
8

Kompania, sipas REL i kishte borxh shtetit më shumë se pesë milion euro në taksa, energji elektrike dhe miniera me qira në fund të vitit të kaluar, dhe institucionet kompetente nuk iu përgjigjën pyetjes së një reporteri nëse borxhi është shlyer.

Një e katërta e “Granit-ranor”, është blerë në vitin 2015 nga kompania “Inkop”, Dushca Maksimovia, që është motra e Zvonko Veselinoviqit dhe në prill të 2018, transferoi pronësinë e kompanisë te vëllezërit e saj Zvonkso dhe Zarko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.

Granit-ranor ka marrë pjesë në disa projekte shtetërore në Serbi që nga viti 2015, duke shpërndarë gur nga guroreja e tyre për ndërtimin e autostradës në Serbi.

Firma e gurit thuhet se është duke dështuar për arsye se nuk po punon me kapacitetin që kishte punuar dikur. Njëri nga raportet thoshte se prodhimi ditor arriti në 46000 tonë, por shteti nuk morri asnjë monedhë për nxerrjen e mineraleve.

Hulumtimi i REL tregon se degë të kompanisë vazhdojnë të funksionojnë nëpër pjesë të ndryshme të Serbisë.

Në vitin 2015, pasi arritën pronarë të rinj, një inspektoriat minierash konfirmoi një ndalim pune për kompaninë, sidoqoftë, një vit më pas, Granit-ranor ishte njoftuar se mund të vazhdojë punën edhe pse nuk morrën asnjë dokument për këtë.

Ministria e Mjedisit e Serbisë lëshoi ​​një ndalim për funksionimin e gurores së Rujevacit në qershor 2018. Një nga raportet e Inspektoratit republikan të mjedisit, i cili shprehet se gurorja nuk ka miratimin e Ministrisë, gjithashtu shikon kundërshtimin e “granit-ranor”.

Një nga përgjigjet e rralla të Ministrisë së Minierave dhe Energjisë së Serbisë tha se kompania ka dy leje të vlefshme për punime, e para pothuajse para 30 vjetëve dhe e dyta më shumë se 20 vjet.

Veselinoviq doli në sy gjatë një barrikade të vendosur në veri të Kosovës, në 2011 dhe 2012, kur KFOR-i e renditi atë si një nga organizatorët e trazirave dhe sulmit ndaj një anëtari të këtij misioni.

Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, që me mbështetjen e Beogradit fiton vazhdimisht zgjedhjet në Kosovë.

Që nga shpallja në kërkim, Radojiçiq është parë në Sebri, ku ai paraqitet në takime të larta politike si një nga drejtuesit e LS. “Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në vrasjen e Oliver Ivanoviq”, tha edhe Presidenti serb që tregon se Veselinoviq e ka përkrahjen e shtetit.

Radojiçiq është i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga viti 2011 sepse atëherë ai dhe partneri i tij i biznesit dhe kumbari Zvonko Veselinoviq u paditën për shpërdorim të 32 kamionëve Hypo Alpe Adria Leasing. Aktakuza u ngrit para Gjykatës Speciale në Beograd. Të dy u liruan në vitin 2016.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Rritet numri i lindjeve në Kosovë
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
8
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll

May 16, 2025
9
Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin
Lajme

Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin

May 16, 2025
13
Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës
Lajme

Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës

May 16, 2025
6
26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
8
Next Post
U mundua ta shpëtonte nga dy pitbullë, amerikani vret fqinjin me shtizë

U mundua ta shpëtonte nga dy pitbullë, amerikani vret fqinjin me shtizë

Më të fundit

  • Rritet numri i lindjeve në Kosovë
  • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
  • Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi