Të premten në orët e vona, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave në Ferizaj.
Dyshohet se zënka ka nisur brenda një lokali që ndodhet në afërsi të ndërtesës së komunës dhe pastaj ka vazhduar edhe në rrugë, njofton Telegramisot.com
Ende nuk dihet arsyeja e këtij konflikti apo numri i personave të lënduar.