Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Murras të Elbasanit, Sipas policisë, S.S., 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar
veturën e tipit “Benz”, ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, kanë bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga lumi, ku brenda tij u gjet trupi i pajetë, S.S.
Policia është duke zbardhur rastin.