Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme duke dhën dorëheqja nga pozita e kryetarit të komunës
Për këtë arsye KQZ ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë të cilat do të mbahen me 15 mars, transmeton Ballkani.info.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ishte shumë afër me vota karshi LDK-së që doli e para në Podujevë. Por, dorëheqja e Veliut e ka ngjallur garën në komunën më të madhe gjeografikisht në vend.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka viziutar Podujevën duke publikuar një fotografi në rrugën kryesore që gjendet në mënyrë të keqe.
“Me Mentor Llugaliun duke analizuar atë që duhet ndreçur në Podujevë”, ka shkruar Bajqinovci.
Podujeva është bastion i LDK-së. Asnjë palë zgjedhje të nivelit lokal apo qëndror nuk i ka humbur kjo parti në këtë komunë.