Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur për një vizitë të mundshme te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova nga ana e anëtarëve të qeverisë së re.
“Besoj që asgjë nuk duhet me e pengu mos me ndodh kjo”, thotë Haziri duke shpjeguar se të gjitha kushtet janë plotësuar që kryeministri Albin Kurti të bëjë një veprim të tillë.
I pari i VV’së sipas kryetarit të Gjilanit, do të duhej të bënte një vizitë të tillë sepse në këtë mënyrë do të respektonte historinë e vendit të tij.
“Kushtet politike janë pjekë…Nëse nuk beson mos ta bën. Por duhet me respektu të kaluarën e afërt të Kosovës, historinë e saj, edhe mendoj se ai e vlerëson vetë’, shtoi ai.
“Unë kam qenë njëri prej atyre që ja kam kërkuar shumë më herët këtë çështje por nuk e kërkoj tashmë. Nëse beson me bo vizitën…nëse nuk beson është çështje e tij, duhet me vlerësu vetë ai”, tha Haziri,
LDK dhe VV lidhën koalicion dhe formuan qeverinë e re të Kosovës në fillim të muajit.
Ish-presidenti i Kosovës dhe lideri shumëvjeçar i LDK’së. Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje rëndë në vitin 2006 në Prishtinë.